Kush prej futbollistëve kosovar realizuan gola gjatë këtij vikendi në Evropë? (VIDEO)

by admin
Spread the love

E fitoi topin në ajër dhe pasoi tek bashkëlojtari i tij.

Më pas, Mirlind Daku u fut në zonë të rreptësisë dhe e kreu punën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar gol për 2-2. Nuk kaluan as dy minuta kur reprezantuesi i kombëtarës së Kosovës u tregua edhe një herë më i zoti brenda 16 metërshit. Ai e realizoi golin e epërsisë së Muras ndaj Goricës 3-2.

Mirlind Daku nuk u ngop më kaq. 25 vjeçari kompletoi Hat Trick dhe i’a siguroi skuadrës së tij tri pikë të plota në Ligën e Parë të Sllovenisë. Daku është realizatori i dytë më i mirë në Ligën e Parë në Slloveni me 18 gola, dy më pak se Vipotnik i cili prinë në listën e golashënuesve.

E në formë fenomenale është duke kaluar edhe Florent Muslija në Bundesliga 2. Në fundjavë ai shënoj super gol në fitoren e Paderborn përballë Heidenheim 3-2. Reprezantuesi i kombëtarës së Kosovës në shtatë ndeshjet e fundit me Paderbornin ka kontribuar në nëntë gola, gjashtë shënime e tri asistime.

Vendimtarë për klubin e tij ishte edhe Patriot Sejdiu. Sulmuesi kosovar në sekondat e fundit të ndeshjes i’a siguroi fitoren Malmos kundër Halmstad, 1-0.

You may also like