Kush mund të konsiderohet një udhëheqës i mirë? – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nga Vernon Bogdanor

Engelbergideas

Kur kërkoi mbështetje për themelimin e Lidhjes së Kombeve, presidenti amerikan UdrouUillson deklaroi se donte ta bënte botën të sigurt për demokracinë. Ndërkohë, teoricienët e hershëm të demokracisë donin të siguroheshin që demokracia të bëhej e sigurt për botën. Ata ishin veçanërisht të shqetësuar për rreziqet e udhëheqjes së gjatë në kohë.

Në fakt, Xheremi Bentam nisi të mbështeste virtytet e qeverisjes demokratike, pikërisht sepse vetëm në një demokraci, ai besonte se mund të japin llogari udhëheqësit. Tokëvili, ashtu si Xhon Mill, i frikësohej tiranisë së shumicës, një mazhorancë me shtypjen e një lideri që kishte siguruar kontrollin e gjithë shtetit.

“Meqë çdo anëtar i komunitetit është individualisht i izoluar dhe i pafuqishëm, askush nuk mund të mbrohet apo të mbrojë të tjerët; dhe në një vend demokratik asgjë nuk është e fortë përveç shtetit”- shkroi ai. Por “populli” do të zgjohej vetë, do të dilte nga gjendja e varësisë së gjatë duke zgjedhur një lider të ri.

Edhe Tokëvil parashikoi rrezikun e despotizmin demokratik, një parashikim që u bë i vërtetë kur Adolf Hitleri u bë kancelar i Gjermanisë në vitin 1933. Nuk ka dyshim se atë vit Hitlerinuk kishte mbështetjen e shumicës në Gjermani. Por ai do ta kishte pasur atë më vonë, pasi ekonomia gjermane u rikuperua me shpejtësi nga depresioni ekonomik, por edhe falë politikës së tij e jashtme që dukej se ishte e suksesshme.

Por ashtu si diktaturat, edhe demokracitë kanë nevojë për udhëheqës. Sepse një lider mund të bëjë të ndodhin gjëra, të cilat deri një moment dukeshin të pamundura:mbijetesa e Britanisë në vitin 1940, rimëkëmbja e SHBA-së nga depresioni ekonomik pa u zhytur në diktaturë siç kishte ndodhur me shumë vende evropiane, rivendosja e qeverisë së qëndrueshme në Francë pas vitit 1958, themelimi i shtetit të Izraelit.

Të gjitha këto zhvillime të papritura vareshin kryesisht, në mos tërësisht, nga udhëheqës të veçantë Uinston Çërçill, Frenklin Ruzvelt, Sharl Gol dhe Shaim Veizman. Sigurisht, lidershipi mund të jetë edhe keqdashës, por edhe i mirë.

Pa Leninin, ndoshta nuk do të kishte pasur një revolucion sovjetik, dhe pa Hitlerin mbase nuk do të kishte pasur një Luftë të Dytë Botërore. Sikur Stalini, Hitleri dhe Mao të mos kishin ekzistuar kurrë, do të kishin mbijetuar dhjetëra miliona njerëz që humbën jetën.

Vlerësohet se 60 milion njerëz vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, ndërsa të paktën 2-3 milion, dhe ndoshta më shumë, vdiqën si rezultat i stalinizmit, dhe të paktën 30 milion vdiqën nga uria midis viteve 1959-1961 si rezultat i “Hopit të Madh Përpara” të Mao Ce Dunit në Kinë.

Prandaj, lidershipi është një cilësi neutrale. Ai mund të shfrytëzohet ose për mirë ose për keq. Shumica e udhëheqësve ndihen të nervozuar nga kufizimet. Një nga problemet kryesore për demokracitë, është të sigurojnë që liderët të kufizohen të bëjnë të keqen, ndërkohë të mos kufizohen për të bërë mirë.

Po si mund të sigurohen ato që udhëheqësi i tyre të jetë një Frenklin Ruzvelt, dhe jo një Donald Trump? Sepse t’i japësh dikujt pushtetin për të bërë mirë, mund t’i japë gjithashtu edhe fuqinë për të bërë keq. Megjithatë, sot shumë njerëz ankohen për mungesën e udhëheqësve të guximshëm në demokraci.

Ata pyesin: Ku janë ekuivalentët modernë të Xhon Kenedit, Margaret Theçerit, Sharl Golit dhe Konrad Adenauerit? Por demokracitë nuk kanë në çdo kohë nevojë për liderë të fortë. Në kohëra normale, udhëheqësit e fortë ose shumë karizmatikë mund të jenë një problem.

Ndaj mjaftojnë liderë si Harold Uillson, Kelvin Kulixh, Fransua Holond apo Angela Merkel. Disa vende – kryesisht ato që janë në periferi të çështjeve botërore – Zvicra, Zelanda e Re, Danimarka, Norvegjia, Suedia – vështirë se kanë nevojë për liderë të fortë dhe janë shumë dyshues ndaj liderëve karizmatikë.

Pyes veten se sa njerëz mund ta dinë sot emrin e presidentit aktual të Zvicrës. “I mjerë ështëvendi që nuk lind asnjë hero!”- deklaron një nga personazhet në dramën e Bertolt Breht “Jeta e Galileos”. Por Galileo përgjigjet:”Jo, i mjerë është vendi që ka nevojë për një hero!”.

Ndërsa demokracitë luajnë një rol shumë më të madh në skenën botërore, ato janë gjithashtu dyshuese ndaj liderëve të fortë. Për shembull Çërçilli nuk do të ishte ngjitur ndonjëherë në pushtet po të mos ishin rrethanat e dëshpëruara të vitit 1940. Në vitin 1938, dukej se pas 40 vitesh deputet, ai nuk gëzonte thuajse asnjë lloj mbështetje politike.

Madje po atë vit i tha një mikut të tij:”Mundësia ime për të mbërritur në majën e pushtetit ka ikur tashmë. Unë do të largohem nga jeta publike”. Ndërkohë një lider politik me të cilin Çërçill duhej të merrej më vonë, kishte një pikëpamje tjetër. Ai ishte diktatori sovjetik JosifStalin.

Në vitin 1932, duke vizituar Bashkimin Sovjetik, zonja Astor i tha Stalinit se Çërçill ishte tashmë një figurë e djegur. Stalini nuk ishte dakord me të:Kur Britania të jetë sërish në telashe, Kali i Vjetër i luftës do të thirrej serish për të udhëhequr. Dhe në fakt kështu ndodhi.

Edhe pse lidershipi, në kuptimin e të qenit një vendimmarrës i mirë, është i një rëndësie thelbësore në qeverisje, ai ushtrohet me sukses më shpesh nga ata që nuk janë liderë karizmatikë, dhe  këtu mund të përmendim shembujt e Herri Truman në SHBA dhe Konrad Adenauer në Gjermani.

Marrë me shkurtime

Shënim: Vernon Bogdanor, profesor i çështjeve të qeverisjes në Kolegjin Mbretëror të Londrës. Ai është gjithashtu lektor në Universitetin e Oksfordit, Britani.

You may also like