Kush me kë përballet në javën e 35-të në Superligë?

by admin
Spread the love

Pesë pikë i ndajnë nga fitimi i titullit kampion.Ballkani ka fatin në duart e veta dhe në fundjavë e pret Ferizajn.Një fitore eventuale do t`i qonte “Xhebrailat” në sfidën vendimtare ndaj Gjilanit.Ferizaj ka shumë nevojë për pikë pasi rrezikohet për mbijetesë.

Ky është një prej takimeve më interesante të javës 35 në Superligën e Kosovës në futboll.

Në anën tjetër, Drita mezi po pret të gaboi Ballkani në rezultat për të rrëmbyer kreun e tabelës.Megjthatë, as “Intelektualët” nuk e kanë aspak të lehtë takimin e radhës pasi për kundërshtarë e kanë Malishevën vendase.

Prishtina ka punë më të lehtë, pasi në “Fadil Vokrri” e pret Drenicën e cila veçse ka rënë nga Superliga.

Derbi do të ketë në Podujevë.Në “Zahir Pajaziti” Llapi e pret skuadrën e Gjilanit, ndërsa takimi i fundit që e mbyllë javën e 35-të në elitën e futbollit kosovar zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini është nikoqir i Trepçës ’89.

Të gjitha ndeshjet zhvillohet të shtunen dhe transmetohen në Artmotion.

You may also like