Kush ishte Gaston Glock, krijuesi i pistoletës së famshme Glock

by admin
Spread the love

Gaston Glock, inxhinieri austriak që krijoi pistoletën Glock, është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare.

Ky model pistolete është ndër më të përdorurit në llojin e saj, që përdoret nga forcat e armatosura, personel i sigurisë, posedues të armëve me leje si dhe kriminelë në mbarë botën.

Gaston Glock ishte miliarder që nuk shfaqej shpesh në media. Megjithë popullaritetin e tij, shumicën e kohës ai qëndronte i izoluar në një pronë të tij buzë një liqeni në Austri.

Glock u bë tituj në lajme kur në vitin 2012 u botua një libër për biznesin e tij, divorci nga gruaja e parë në vitin 2011, dhe kur një bashkëpunëtor i tij në biznes tentoi ta vriste në fund të viteve ’90. Ai ishte një mundës profesionist dhe e goditi 7 herë në kokë me shkop gome, por Gaston Glock, në atë kohë 70 vjeç, u kundërpërgjigj dhe arriti ta hidhte në tokë sulmuesin.

Gaston Glock lindi në vitin 1929 dhe studioi inxhinieri mekanike në një kolegj në Vienë. Më vonë hapi një biznes për mallrat e konsumit. Në fillim të viteve ’80, biznesi i tij u përqëndrua kryesisht në furnizimet ushtarake. Ky ishte dhe momenti kur ai hyri në botën e armëve. Një telefonatë nga ushtria austriake që po kërkonte të sofistikonte pistoletat e saj ishte pikënisja. Glock projektoi një pistoletë gjysmëautomatike 9 milimetra që qëllonte 18 fishekë.

Kjo pistoletë u bë pionere e armëve të vogla në kategorinë e saj, duke u përdorur nga personeli ushtarak dhe policor në mbarë botën.

Në vitin 2021, pasuria e Gaston Glock u vlerësua nga Forbes në vlerën e 1.1 miliardë dollarë.

The post Kush ishte Gaston Glock, krijuesi i pistoletës së famshme Glock appeared first on American Eye.

You may also like