Kush është njeriu më i pasur në Rusi i shënjestruar nga BE

by admin
Spread the love

Oligarku Alexei Mordashov është vënë në shënjestër të sanksioneve të BE-së pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia shkruan The Guardian.

BE ka ngritur disa shqetësime rreth tij pasi Rossiya Banka, ku Mordashov ka interesa financiare është “banka personale” e zyrtarëve të lartë të Rusisë që kanë përfituar nga aneksimi i Krimesë.

Unioni gjithashtu beson se mediat ku biznesmeni ka investuar kanë ndihmuar në destabilizimin e Ukrainës përmes televizioneve pro ruse.

56-vjeçari me origjinë nga një familje e varfër nga Cherepovets, me baba mullixhi, u bë drejtuesi i kompanisë më të madhe ruse të hekurit dhe minierave, Severstal në 1996.

Në listën e personave më të pasur në botë të publikuar nga revista “Forbers” në 2021 ai ishte në vendin e 51. Në atë kohë, pasuria personale e tij ishte 29.1 miliardë dollarë.

Pasuria e tij në total është shumë herë më e madhe pasi vetëm jahti “Nord” në pronësi të kompanive të tij kushton vetëm 31.7 miliardë dollarë.

Kompania Severstal, ku shumicën e aksioneve e zotëron ai, është e lidhur me prodhimin e pajisjeve ushtarake të Rusisë.

Në një deklaratë, Mordashov tha se nuk e kuptonte se si përfshirja e tij në listën e sanksioneve të BE-së do të ndihmonte në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

“Nuk kam të bëj aspak me situatën aktuale emergjente gjeopolitike”, shprehet ai duke e përshkruar veten jashtë politikës.

Mordashov bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, duke e cilësuar “tragjedi për të dy popujt”.

Pushtimi i Ukrainës duket se i ka kushtuar shumë personit më të pasur në Rusi pasi “Business Insider” raporton se ka 22 personat më të pasur në këtë vend kanë humbur 39 miliardë dollarë në 24 orë, ku vetëm Mordasho ka humbur 4.2 miliardë dollarë.

Mordashov ka bërë me dije se kompania e tij e metalit Severstal do të ndalojë dërgesat në Evropë për shkak të sanksioneve, shkruan “Moscow Times”. Kompania dërgon rreth 2.5 milionë tonë hekur çdo vit në Evropë.

You may also like