Kush e fiton Serie A? Ja renditja sipas shkencës së futbollit

by admin
Spread the love

Për fat të mirë, futbolli është ende i pamundur të parashikohet, por shkenca herë pas here përpiqet ta bëjë atë objekt studimi. Observatori i Futbollit i Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive, një organizatë e pavarur zvicerane për kërkime statistikore mbi sportin, ka ndërtuar një renditje përfundimtare të kampionatit italian për sezonin 2021/22.

Si ia ka dalë? Duke kryqëzuar një sërë të dhënash për klubet e Serisë A, CIES analizoi ecurinë e ekipeve në futbollin italian vitin e kaluar, përvojën e lojtarëve në skuadër dhe investimet e bëra. Shuma e këtyre dhe parametrave të tjerë i lejoi institutit të hartonte të gjithë renditjen, nga vendi i parë në vendin e njëzetë.

Ja si do të përfundojë Serie A sipas CIES:

1. INTER (Scudetto)
2. NAPOLI
3. AC MILAN
4. ROMA
5. ATALANTA
6. JUVENTUS
7. LAZIO
8. SASSUOLO
9. FIORENTINA
10. BOLOGNA
11. UDINESE
12. SAMPDORIA
13. TORINO
14. GENOA
15. EMPOLI
16. HELLAS VERONA
17. CAGLIARI
18. VENECIA
19. SPEZIA
20. SALERNITANA

Një renditje afër asaj aktuale. Atalanta dhe Juventus do të humbnin vendin e Champions League. Do të shohim nëse shkenca ka të drejtë për variablat e pafund të mundshëm, apo jo.

(Dosja.al)

You may also like