Kush do të jetë emri që do të zëvendësojë Ilir Metën? Flet Blerina Gjylameti

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është shprehur se situata politike në vendin tonë është e pazakontë. Gjylameti thotë se Presidenti i Shqipërisë duhet të jetë në nivelin që i takon, sakaq thekson se Meta nuk ka respektuar atë që thotë Kushtetuta, dhe sipas saj ai ka qenë i njëanshëm.

“Unë besoj se ka të bëjë me gjetjen e një emri që duhet të jetë emri konsensual apo ai që duhet të jetë mbi palët që ne të kemi ngritjen e figurës së presidentit në nivelin që duhet të jetë.

Ajo që ne kemi parë në këto vite është një President Republike që vetëm në atë çka Kushtetuta përcakton nuk ka respektuar asnjëherë. Ai ka qenë edhe kryetar de fakto i opozitës shpeshherë. Ka qenë i anshëm në vendimmarrjet e tij”, tha Gjylameti për Ora News.

You may also like