Kush do ta fitoj çmimin e trajnerit më të mirë të FIFA-s? – Shqip

by admin
Spread the love

Trajneri Carlo Ancelotti i Real Madrid, Pep Guardiola i Manchester City dhe Lionel Scaloni i Argjentina, janë tre finalistët për çmimin e trajnerit më të mirë të FIFA-s, The Best, që do të jepet më 27 shkurt, në një ceremoni në Paris.

Kësaj radhe pritet të jetë një garë shumë interesante mes tyre, duke u bazuar tek fakti se të gjithë të nominuarit kanë pasur rezultate shumë të mira në kompeticione të ndryshme.

Sipas mediave ndërkombëtare, favorit mund të jetë Lionel Scaloni, i cili me Argjentinën fitoi Kupën e Botës në “Katar 2022”.

Ndërsa sa i përket futbollit të femrave, në konkurencë për çmimin trajneret më të mire janë Sonia Bompastor e Lyonit, Pia Sundhage e Brazilit dhe Sarina Weigman e Anglisë.

Përgatiti:Shaban Sinani /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like