Kusari-Lila: Reciprociteti zbatohet nga 1 shtatori, Rusia e Serbia do të krijojnë vazhdimisht situata të luftës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shefja e deputetëve
të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se presin që vendimi për
reciprocitet me targat dhe letërnjoftimet me shtetin Serb të fillojë së
zbatuari më 1 shtator, raporton Ekonomia Online.

Ajo në një
konferencë për medie shtoi se vendimi për shtyrej të zbatimit ka qenë në
koordinim më aleatët, duke përfshirë edhe ShBA-në.

Kur u pyet për
ndikim e strukturave ruse në veri, ajo tha se Qeveria e Kosovës është vlerësuar
më proaktivja në këtë drejtim dhe se edhe Kuvendi do të marrë rol në këtë
proces.

“Parashohim të
fillojë zbatimi normal i vendimit, shtyrja ka qenë koordinim i qeverisë,
presidencës, ShBA-së dhe BE-së, për shkak të një fushatë të madhe dezinformuese
nga shteti i Serbisë, dezinformata më raport me procedurën e zbatimit”, ka
thënë ajo.

“Qeveria e Kosovës është
vlerësuar më pro-aktivë në parandalimin e ndikimit rus, Kuvendi ka edhe do të
ketë rol më të madh në këtë drejtim”.

Kusari-Lila po
ashtu tha se Kosova ka qenë një ndër shtetet e para që ndaloi funksionimin e
emetimit të disa mediave që janë vlerësuar me propagandë ruse, menjëherë pas
fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës.

“E dini që
menjëherë pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, Kosova ka qenë një ndër
vendet e para që ka bërë ndalimin e funksionimit të emetimit të disa mediave që
janë vlerësuar me propagandë ruse, por besoj që kurrë nuk është mjaft”, tha ajo.

Pas luftës në Ukrainë,
Kusari-Lila tha se do të ketë përpjekje të vazhdueshme të Rusisë dhe Serbisë
për të krijuar situata të ngjashme, raporton EO.

“…përderisa është
aktive konflikti Rusi- Ukrainë, Kosova do të ketë përpjekje të vazhdueshme dhe
të Rusisë por dhe të Serbisë për shpërqendrim në situata të ngjashme apo në
situata të krijuara artificialisht në Ballkanin Perëndimor”.

LEXONI EDHE:

You may also like