Kusari-Lila: Kuvendi do të mblidhet sërish më 5 mars për nderë të Epopesë së UÇK-së

by admin
Spread the love

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se me vendim të Kryesisë, seanca e radhës do të mbahet të enjten në ora 10:00, ku pritet të diskutohen një sërë ligjesh.

Ajo tha
se me kërkesë të AAK-së, do të miratohen një rezolutë për ngjarjet në Ukrainë.

Ajo tha
se më 5 mars do të mbahet një seancë solemne për nderë të 24-vjetorit të
Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pikat e rendit ditën që do të jenë në seancë janë: Vendimi i qeverisë për vazhdimin e masave, formimin e komisionit ad-hoc. Me 5 mars për nder të epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë solemne në ora 12:00. AAK-ja dha një propozim që e kemi bërë që Kuvendi të miratojë një rezolutë në frymë të  ngjarjeve që kanë përfshirë botën dhe ngjarjet në Ukrainë”, ka thënë Kusari-Lila.

You may also like