Kusari Lila: Aksioni “Pika” tregon seriozitetin e kësaj qeverie, opozita po synon të keqinformojë qytetarin

by admin
Spread the love

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, ka kritikuar opozitën për seancën e thirrur sot, se kinse ata po tentojnë të keqinformojnë qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Kusari
Lila ka kritikuar opozitën se po thërret seanca në kohën kur në vend ka ngjarje
tjera edhe më me rëndësi.

“Kjo
seancë e thirrur nga opozita, tregon se po tentojnë të thonë kinse Qeveria nuk
po interesohet. Seancat po thirren në kohë të papërshtatshme”, u shpreh ajo.

Kusari
Lila në seancën e Kuvendit ka përmendur aksionin e organizuar dje, “Pika”, duke
u mburrur për Qeverinë Kurti.

“Fakti
se konfirmohet se askush nuk është i paprekshëm, përfshirë policinë, tregon
seriozitetin e kësaj qeveria. Kjo seancë e thirrur nga opozita po synon të keqinformojë”,
tha Kusari Lila.

 “Nga fillimi i pandemisë e deri më tani pakot
e ndihmave të rimëkëmbjes janë mbledhur dhe janë shpërndarë. Qeveria ka ndarë
3.5 milionë euro për mbështetjen e atyre që kanë humbur vendet e punës dhe
familjarët nga Covid-19”, tha ajo.

You may also like