Kurti thotë se s’ka ultimatum nga ShBA-ja dhe BE-ja

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti ka mohuar të jenë vendosur sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Kështu ka thënë ai para gazetarëve në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, duke shtuar se asnjëherë nuk do të dorëzohet para strukturave kriminale, raporton Shqip.

“Unë nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi, ne u takuam, bashkëbiseduam në zyrën time me emisarët evropian dhe amerikan për dy orë dhe unë kam ofruar mënyrën e sigurt se si të kemi një dalje të qëndrueshme nga kriza në veri të Kosovës e shkaktuar nga strukturat ilegale”, ka thënë Kurti.

“E para është sundimi i ligjit, kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë të cilët ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm e të grupeve kriminale”, ka shtuar ai.

Tutje, ai duke iu referuar tensioneve në veri, ka thënë se këto gjëra nuk zgjidhen me trysni e me përmendje pasojash dhe sanksionesh ndaj shtetit më demokratik edhe më progresist në Ballkanin Perëndimor.

“Unë jam i bindur që do të mund t’i sqarojmë paqartësitë, kemi sfida me emisarët edhe evropianë edhe amerikanë, por marrëdhëniet tona bilaterale me BE-në dhe SHBA-në janë të shkëlqyeshme, kur vjen emisari amerikan apo evropian si ndërmjetësues atëherë këtu nuk është në pyetje Evropa apo Amerika, është në pyetje raporti me Serbinë”, ka thënë tutje i pari i ekzekutivit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

You may also like