Kurti s’është tradhëtar, por…. – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nga partia e së cilit është firmosur Asocacioni në 2013-ën(nga Thaçi), tha  se nuk po e akuzon Kurtin për tradhti, por që konsideron si një marrëveshje të keqe atë që ai është dakort të nënshkruajë me Vuçiçin.

“Nëse analizohet preambula e kësaj marrëveshje në të cilën kryeministri përkundër këtij lloj interpretimi të tij është pajtuar që të kapërcej trashëgimin e të kaluarës që është shumë trashëgimi e dhimbshme, e i bie që ne po e kapërcejmë pa e trajtuar siç kemi kërkuar vite me radhë disa nga këto aspekte, po jo vetëm këto.

Adresimin e përgjegjësive penale për krimet e luftës që ka bërë Serbia në Kosovës, dëmshpërblimet e luftës, reparacionet, zbardhjen e fatit të personave të pagjetur kthimin e të mirave materiale….Nuk e kuptoj si mund të ketë një pajtueshmëri për të kapërcyer trashëgimin e të kaluarës pa i zgjidhur këto çështje fondamentale, por po ashtu kaq e papranueshme dhe e rëndë ndoshta më e rënda është edhe fjala e tretë e preambulës së kësaj marrëveshje ku nga njëra anë përmendet faktet historike dhe nga ana tjetër pajtohen palët që mos të paragjykon pikëpamjet e tyre sa i përket statusit apo siç dëshiroi të na e relativizojë kryeministri statuseve”, argumento kreu i forcës më të madhe opozitare në Kosovë.

Memli Krasniqi, ashtu siç Kurti, kontestoi nenin 7 të propozimit europian.

“Neni 7 është jashtëzakonisht problematik më shumë problematik se neni 10 që flet për Asociasionin është vërtet që Asociacioni është obligim i trashëguar dhe si i tillë do të kishte kuptim në kuadër të një marrëveshje finale me njohje të ndërsjellë. Nuk po të akuzoj kryeministër që je t’u bë tradhti unë vetëm po them se është marrëveshja e keqe në këtë pikë…Ky nen 7 rrezikon me sjell një autonomi politike dhe substanciale….nuk jam aspak optimistë që mund të arrini ndonjë dakordësim, sepse besoj ju do të mundoheni me i mbrojtur interesat e Kosovës”, tha ai. /tesheshi.com/

You may also like