Kurti: Raporti i ZRrE-së nuk është merre ose leje

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pret që tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të dërgohen mjaftueshëm komente në lidhje me krizën energjetike, kjo pasi sot deri në orën 16:00 është afati i fundit.

Ai, para mediave, ka theksuar se kjo bëhet në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme.

“Unë po e ritheksoj see nuk është e mundur të mos kemi as subvencionim, as shtrenjtim dhe as ç’kyçje. Por, duhet të marrim parasysh sa më shumë faktor de bashkërisht të dalim nga kjo situatë në të cilën nuk jemi për fajin tonë në njërën anë çmimet janë shtrenjtuar në bursën ndërkombëtare të energjisë”,ka pohuar Kurti.

“Ndërkaq në anën tjetër, kemi më shumë se dy dekada zhvatje në KEK dhe jo vetëm, kishte edhe mos investim në kapacitete të reja, e mirëmbajtje të atyre ekzistuese, të cilat nuk do të na lejonin të ndodhemi në këtë situatë të rëndë”.

Kurti ka deklaruar se “Raporti i ZRrE-së nuk është merre ose leje, pra nuk është diçka as finale dhe as fatale. Por, është një raport që pret komentet dhe pas atyre komenteve që duhet të dorëzohen para orës 16:00 të kemi një vendim meritor sot”.

You may also like