Kurti priti një delegacion të Partisë Socialdemokrate nga Zvicra

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim një delegacion të Partisë Socialdemokrate (SP) nga Zvicra, që përbëhej nga deputetët nacionalë, Mustafa Atici dhe Fabian Molina, deputeti komunal Reis Luzhnica, anëtarin e Kryesisë së SP-së Arbër Bullakaj, sindikalistët Osman Osmani dhe Florim Kadriu, sekretarja e grupit të migrantëve të SP-së, Lara Can, si dhe Urim Deva, delegat i Grupit të migrantëve.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se ata biseduan mbi bashkëpunimin dhe avancimin e mëtejmë të  marrëdhënieve ndërmjet Partisë Socialdemokrate dhe Qeverisë, sidomos në fushat e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

“Si socialdemokratë në dy vendet tona ne duhet të bashkëpunojmë sa më afër dhe për interesat dhe çështjet tona të përbashkëta, siç janë zhvillimi socio-ekonomik, vlerat socialdemokrate, si dhe shkëmbimi bilateral në fusha të ndryshme”.

“Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni do të takojë edhe akterë të ndryshëm nga shoqëria civile, ndërmarrësia e TIK-ut, si dhe institucione të tjera të Republikës së Kosovës. Anëtarët e delegacionit theksuan mbështetjen e plotë për Qeverinë e Kosovës nga Partia Socialdemokrate e Zvicrës për ta bërë Kosovën një rrëfim suksesi, si dhe për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

You may also like