Kurti pranon Asocacionin? – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri Kosovar ka shprehur një dakortësi të pakushtëzuar ndaj propozimit europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ndryshe planin franko-gjerman, ku përfshihet dhe krijimi i Bashkësisë së Komunave serbe. “Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së @MiroslavLajcak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne do ta pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do ta konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.

Disa pyetje mbi garancitë ndërkombëtare, mekanizmat e zbatimit dhe renditjen kohore do të trajtohen së shpejti gjatë bisedimeve në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit europian na bëjnë me shpresë”, ka cicëruar Kurti pas një dreke pune me të dërguarin europian.

Ky i fundit u tha gazetarëve se diskutimi ka qenë i përqendruar te plani evropian dhe se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohen. /tesheshi.com/

You may also like