Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

by admin
Spread the love

Kreu i Qeverisë, Albini Kurti, mëngjesin
e së enjtes ka folur për pohimet se ai është kërcënuar, raporton Ekonomia
Online.

Kurti tha se nuk ndihet i kërcënuar
dhe se nuk e ka ndryshuar agjendën që e kishte të planifikuar. Ai nuk ka dhënë
detaje se për çka është kërcënuar dhe nga kush.

“Unë nuk ndjehem i rrezikuar,
por janë organet e sigurisë që i vlerësojnë rrethanat e caktuara, përndryshe unë
as dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”.

Kurti u përgjigj sa i përket
pyetjes për braktisjen e institucioneve nga përfaqësuesit serb.

“Mund të ketë pretekste të imagjinuara,
por nuk ka arsye që përfaqësuesit serb t’i braktisin institucionet”, tha
Kurti.

Përderisa zëdhënësi i Qeverisë,
Përparim Kryeziu ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti, është kërcënuar
mbrëmë. Nuk dihet ende se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, e as nga kush është
kërcënuar, por para shtëpisë së tij janë parë forca të shtuara të policisë.

Për këtë rast ka folur edhe
deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari i Komisionit për Çështjet e
Sigurisë, Enver Dugolli.

Nënkryetari i Komisionit për
Çështje të Sigurisë ka hedhur poshtë mundësinë që kërcënimi të ketë lidhje me
postimet në rrjete sociale ku kërkohet “vrasja e Albin Kurtit” për një shumë të
caktuar parash e të cilat tashmë janë bërë virale.

You may also like