Kurti para familjarëve: S’do të ketë marrëveshje me Serbinë pa u gjetur personat e zhdukur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisioni Qeveritar për Persona të
Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ka organizuar aktivitetin me
rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i vendit, Albin
Kurti, teksa ka folur për personat e zhdukur gjatë luftës, tha se ai vet ka qenë
i zhdukur në vitin 1999, pasi që familja nuk dinte për fatin e tij.

Në fjalën e tij para familjarëve
te personave të zhdukur, Kurti është zotuar se nuk do të ketë marrëveshje me
Serbinë pa u gjetur personat e zhdukur gjatë luftës më dhunë, raporton EO.

“Është më se e qartë që në këtë
ditë duhet të theksojmë se ata të cilët u është shkelur më së shumti e drejta,
e padyshim që bëjnë pjesë të zhdukurit me dhunë dhe familjet e tyre që janë
viktima sot e kësaj dite”.

“Nga qershorin e vitit 1999, kam
qenë i zhdukur, jo për vete por sepse familja nuk e dinte ku jam deri atëherë
kur na vizitoi Kryqi i Kuq në korrik të vitit 1999. Prandaj kur u lirova kisha
edhe thirrje te brendshme edhe përgjegjësi qytetarë që t’i bashkohem nënës
Nysrete dhe shumë nënave tjera, të cilat ishin organizuar që të bëjnë trysni
mbi vendorët e ndërkombëtarët, e kjo tenasferohet mbi Beogradin, ashtu që të
zbardhen fati i djalit të saj dhe i shumë djemve e vajza të prindërve të Kosovës,
të cilët fillimisht ishin 5 mijë, mandej u mor vesh që 2 mijë kanë përfunduar në
burgje, ndërkaq rreth 3 mijë ende janë të pagjetur. Ndërkaq tani i kemi mbi 1 600
të pagjetur, nga të cilat janë 2/3 janë shqiptarë të Kosovës”. 

“Andaj edhe puna e komisionit
dhe e të gjithë neve në këtë problem, ka qenë më prioritet dhe urgjent, e vështirë
dhe sfiduese. Çështja e të zhdukurve, është nder prioritet tona, dhe gjithmonë
e kemi bërë të qartë këtë”.

“Familjarët kanë kërkuar të
ushtrojmë më shumë ndikim të faktorët ndërkombëtar, në mënyrë që të gjendet të
zhdukurit. Marrëveshje me Serbinë nuk ka pa u zgjedhur problemi i të zhdukurve
me dhuna. Kërkesë tjetër ka qenë hapja e varrezave ne Kishevak, ku këto kanë
nisur për t’u gjetur të zhdukurit tanë”, tha tutje Kurti.

You may also like