Kurti: Opozita nuk po i dërgon ligjet në Kushtetuese për ta ruajtur kushtetutshmërinë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se opozita nuk po i dërgon ligjet në Gjykatën Kushtetuese për të ruajtur kushtetutshmërinë, por veç për të treguar opozitarizëm politik.

“Kam hall që reformat tona të shumë anshme e kanë gjetur një lloj sigurese që të zvarriten dhe në këtë mënyrë nuk jam i bindur që bëhen nga motivi i ruajtjes së kushtetutshmërisë sa nga një opozitarizëm politik”, tha Kurti.

Kurti, në Rubikon në Shqip, foli për çmimet e ngritura teksa për ligjin e vendosjes së çmimit tavan tha se opozita nuk po e dërgon në Kushtetuese.

“Ju folët për çmimet e ngritura, po ta kishim ligjin për tavanin e çmimeve që nuk qohet në Gjykatën Kushtetuese ashtu siç dihet, sot nuk do t’i kishim këto çmime të larta”.

“Le të jetë aspekti normativ dhe i dobisë, nëse ankohemi për çmime të larta kemi një ligj që po pret të trajtohet në Gjykatën Kushtetuese pikërisht për t’ju vënë tavanin këtyre çmimeve. Po të ishte ky ligj të fuqi pasi ka shumë ligje që opozita nuk i qon në Gjykatën Kushtetuese” u shpreh Kurti.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

You may also like