Kurti në Slloveni: BE bëri padrejtësi ndaj Kosovës për vizat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeminisri Albin Kurti është prononcuar për media pas arritjes në Brdo të Sllovenisë ku po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Ai aty përsëriti që Kosovës i është bërë një padrejtësi e madhe nga BE-ja për mosliberalizimin e vizave, megjithatë ai tha se mbetet me shpresë se Unioni do të mbajë fjalën e dhënë.

“Komisioni Europian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tonë që vuajtën shumë”.

“Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi si projekti më i rëndësishëm politik dhe proces historik i paqes dhe prosperitetit që ng aLufta e Dytë Botërore”.

Kurti ka folur edhe pesëshen mosnjohëse të BE-së, të cilat i ftoi t’i bashkohen vendeve të tjera të BE-së dhe ta njohin pavarësinë e Kosvoës.

Ai u pyet nëse në një rast të tillë kthimi kah Rusia dhe Kina është një mundësi për Kosovën.

“Natyrisht që jo. Ne asnjëherë nuk e kemi marrë as edhe një vaksinë të vetme nga Rusia ose Kina. BE-ja është fati jonë dhe Evropa është kontinenti jonë”, ka deklaruar ai.

You may also like