Kurti në konferencën “Diaspora Flet”

by admin
Spread the love

Në ditën e dytë të konferencës treditore “Diaspora Flet”, i pranishëm sot do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti.

Konferenca, e cila mbahet në “Klan Arena”, ka filluar dje dhe organizohet nga GERMIN.

Gjatë ditës së djeshme, në konferencë ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Nën temën e përgjithshme “Si mund të bashkë-krijojmë”, synojmë të diskutojmë dhe të nxisim mënyrat e bashkë-krijimit për përmirësim dhe zhvillimin e vendeve amë.

Gjatë ditës së dytë, e premte, datë 19 maj, konferenca do të fillojë nga ora 06:30-07:30 me ushtrimet e organizuara nga alpinistja Mrika Nikqi në Parkun e Gërmisë. Pas kësaj, bëhet e ditur se konferenca do të vazhdojë me Sesionin Qeveritar: “Fondi i Diasporës për Ndikim & Korniza e Re e Angazhimit të Diasporës” ku folës kryesor do të jenë kryeministri Albin Kurti, si dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Pjesëmarrësit do të mund të ndjekin panelet si: Diaspora për Zhvillim: Teknologjia, Sipërmarrësja dhe Investimet Kapitale, Integrimi i Perspektivës Gjinore në Debatin e Diasporës (Mundësuar nga GIZ Kosova), Transferimi i Njohurive dhe Shkathtësive: Mundësitë dhe Sfidat (Mundësuar nga Aktiviteti pesëvjeçar për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore përmes Sektori Privat në Kosovë (PSWD) që financohet nga USAID), Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Qyteteve Tona (Mundësuar nga CARITAS-i Zvicran), Të drejtat e votimit dhe përfaqësimi i diasporës: çfarë po ndodh?, Identiteti dhe jeta kulturore në komunitetet e diasporës Si dhe shumë diskutime dhe aktivitete të tjera. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like