Kurti në Davos takon drejtuesit e PayPalit, kërkon që Kosova të përfshihet në platform

by admin
Spread the love

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, njoftohet se kryeministri Albin Kurti ka takuar drejtues të PayPalit, që është njëra nga kompanitë më të mëdha në botë që mundëson pagesa online.

Sipas njoftimit, Kurti ka takuar
zëvendëspresidentin e kompanisë Richard Nash si dhe Franz Paasche në cilësinë e
drejtuesit për Marrëdhënie me qeveri.

“Kryeministri theksoi shkallën e lartë të përdorimit të internetit
në Kosovë, rritjen e nivelit të shfrytëzimit të tregtisë elektronike e-commerce
dhe blerjeve online, si dhe dërgimin e remitencave nga mërgata, si faktorë të
rëndësishëm e të dobishëm që PayPal të përfshijë edhe Kosovën në platformë.
Duke potencuar interesat e përbashkëta, projektet dhe planet drejt bërjes së
Kosovës si qendër e ardhshme e teknologjisë së informacionit në Evropën
Juglindore, kryeministri ftoi drejtuesit e PayPal që të bëhen pjesë e këtij
rrugëtimi”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të
vizitës zyrtare në Zvicër, ai do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të
ndërmarrjeve e liderë politikë, si dhe do të zhvillojë takime me mërgatën.

You may also like