Kurti në CNN: Nuk ia kemi frikën Serbisë, e kemi rritur për 52 % buxhetin për ushtrinë

by admin
Spread the love

“Nuk ia kemi frikën Serbisë. E kemi rritur buxhetin për 52 % për ushtrinë e Kosovës, dhe e kemi NATO-n brenda. Serbia nuk është neutrale, por në anën e Rusisë’, ka thënë në një intervistë për gjigantin televiziv amerikan CNN, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për CNN i ka etiketuar veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë si krime të luftës.

“Krimet e tij të tmerrshme që të gjithë po i shohim duke ndodhur në Ukrainën Lindore janë definitivisht krime të luftës dhe u mbetet hetuesve që t’i vërtetojë këto krime kundër njerëzimit dhe këtë gjenocid”, ka thënë Kurti për CNN.

Kurti e ritheksoi përkrahjen e Kosovës për Ukrainën, dhe shtoui se ky shtet duhet të pranojë më shumë ndihmë nga NATO-ja.

“Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë nga NATO-ja dhe që nga fillimi e kemi përkrahur përpjekjen e Ukrainës”.

You may also like