Kurti-ministrave: Të merren masa, mund t’i kemi punët keq në furnizim me energji elektrike

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti tha se vendi ka arritur që ta evitojë krizën ekonomike falë kapaciteteve për prodhim të energjisë.

Por sipas tij, me zgjatjen e gjendjes së krizës dhe rritjes së konsumit gjatë stinës së dimrit, tejkalohen kapacitetet vendore dhe mundësitë financiare për të prodhuar rrymë.

Kurti deklaroi se shpërputhja e çmimit të importit me çmimin e furnizimit është e paqëndrueshme nëse nuk merren masa, raporton Ekonomia Online.

“Deri më tash kemi arritur që të evitojmë efektet e kësaj krize falë kapaciteteve vendore për prodhimin e energjisë”.

“Mirëpo zgjatja e gjendjes së krizës dhe rritja e konsumit sidomos gjatë muajve të dimrit, i tejkalon kapacitetet vendore dhe mundësitë financiare që ka sektori energjetik për të vazhduar përballjen me këtë krizë”.

“Për shkak të çmimeve të larta të importit, ka përkeqësim të gjendjes së likuiditetit në këtë sektor dhe shpërputhja e madhe e çmimit të importit me çmimin e furnizimit poashtu është e paqëndrueshme nëse nuk merren masa”.

Ai u ka bërë thirrje ministrave përgjegjës që të marrin masat dhe veprimet e nevojshme për të siguruar stabilitetin e furnizimin me energji elektrike.

“Ftoj ministrat që të marrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për të siguruar stabilitetin e furnizimit me energji elektrike dhe që kjo të jetë e përballueshme për qytetarët tanë”.

You may also like