Kurti: Ky ishte vit i shpresës, kemi të arritura në sundim të ligjit dhe rritje ekonomike

by admin
Spread the love

Pas përfundimit
të mbledhj së qeverisë ku është miratuar buxheti për vitin 2022, kryeministri i
vendit Albin Kurti ka mbajtur konferencë për medie, ku tha se rritja ekonomike
për vitin 2022 do të jetë 9.9%, raporton Ekonomia Online.

Ai para gazetarwve, tha se sundimi i ligjit e ka në epiqendër luftimin e korrupsionit dhe për rrjedhojë Policia e Kosovës ka kryer 437 operacione, 746 bastistje dhe ka shkatërruar 31 grupe kriminale.

Kurti tha se nëse dikush ka dilemë që viti 2020 ka qenë viti i pandemisë atëherë s’duhet krahausuar me të, por edhe nëse krahasohet më vitin 2019 kur s’kishte pandemi, ai tha se prapë ka më shumë rritje.

“Njëkohësisht është edhe projektligji i 62 që ia dërgojmë kuvendit për miratim. Ky vit ka qenë vit me shumë shpresë për qytetarët që ka rezultuar me të arritura edhe sa i përket rritjes ekonomike dhe sundimit të ligjit. Policia ka kryer 447 operacione dhe ka shkatërruar 31 grupe kriminale. Duke u bazuar në të dhënat e bankës ekonomia do të rritet 9.9%. Për herë të parë do të kemi rritje dy shifrore. Këtë vit e ka filluar prej 3.1% e tash sipas bankës qendrore do të arrijmë 10%. Krahasuar me vitin e kaluar janë mbledhur më shumë tatime me 34%. Ne kemi ndërmarrë masa për të arritur shansin e qytetarëve tanë për ta zvogëluar pabarazinë. Përveç kësaj kemi treguar edhe humanizmin tonë. Kemi pranuar 1286 refugjatë afgan. Në mbledhjen që posa përfunduam theksova që do të ndërtojmë 50 çerdhe. 45 milion euro për ti mbështetur nënat lehona dhe shtesat për fëmijë. 2000 bursa për ata më të mirët. Do ta nisin rrugën Prizren Tetovë, mbështetje për Preshevë e Medvegjë. Synimi ynë që të blejmë të gjitha ambasadat. Prej mbi 100 milion euro kemi projektin madhor”.

Ministri i Financave Hekuran Murati tha se krahas rritjes ekonomike do të vazhdojë edhe rritja e të hyrave.

“Me këtë buxhet po e zhvillojmë një cikël pozitiv. Është shumë lajm i mirë që kemi rritur shumë prej premtimeve tona elektorale të fillojmë me implementimin e tyre”.

You may also like