Kurti: Jam kryeministër i shpresës, Vuçiqi është president i frikësimit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Shefi i qeverisë kosovare, Albin Kurti, ka thënë se Aleksandar Vuçiq po shfaqet si president i frikës dhe kërcënimit, ndërsa vetë tha se është kryeministri i shpresës dhe progresit.

Në konferencën për media me të arritur në Kosovë nga vizita në ShBA, ai tha se është i gatshëm për takimin e radhës në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve që sjellin fqinjësi evropiane në Ballkan, njofton Klankosova.tv.

“Unë po i dëgjoj nganjëherë deklaratat që vijnë nga Vuçiqi. Unë jam kryeministër i shpresës dhe progresit dhe me keqardhje konstatoj se presidenti i Serbisë po shfaqet si president i frikës, i frikësimit dhe kërcënimit. Për t’u integruar në BE, për normalizim të plotë të marrëdhënieve është e domosdoshme që t’i lëmë frikësimin dhe kërcënimin dhe të orientohemi kah vlerat evropiane, kah fqinjësia e mirë, kah sanksionet ndaj Rusisë dhe kah ballafaqimi me të kaluarën, që është i domosdoshëm në Serbi”.

“Unë jam i bindur që në shoqërinë në Serbi ka gatishmëri dhe interesim të tillë dhe në këtë aspekt, kreu shtetëror atje më shumë paraqitet si pengesë sesa si lehtësues siç do të duhej. Kurdo që thërret Brukseli për një takim të radhës të përgatitur mirë për normalizim të marrëdhënieve që na sjell fqinjësi evropiane në Ballkan, ku Kosova dhe Serbia kanë njohje reciproke, jam i gatshëm dhe i interesuar”.

You may also like