Kurti i bindur: S’do të jemi në Open Ballkan – kemi defekte të brendshme, të gjithë i kishim kundër

by admin
Spread the love

Kreu i Qeverisë Albin Kurti ka
folur sërish për iniciativën Open Ballkan, ku tha se që qëndrimi i tyre është i
ditur tashmë, që nuk do ta mbështesin.

Ai shtoi se nuk mund të ketë Open Ballkan, kur Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Sa i përket iniciativës Open
Ballkan qëndrimi jonë është i padëshiruar, nuk mund të ketë Ballkan të Hapur përderisa
Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës. Për ta dëshmuar Serbia se është për
Ballkan të Hapur, do të duhet të jetë e hapur për Kosovën”.

Ndërsa për energjinë elektrike të
papaguar në veri, Kurti tha se për këtë fajtor janë strukturat ilegale të Serbisë,
derisa shtoi se mund të bisedohet me Brukselin, por jo me Beogradin.

“Për energjinë që s’po
paguhet fajin për këtë e kanë strukturat ilegale të Serbisë atje, për çështjen
ne do të mund të bisedojmë për Brukselin dhe jo me Beogradin”.

Ai ka folur edhe për rezultatin e
dobët të VV-së, në rundin e dytë të zgjedhjeve komunale.

E për këtë Kurti sërish ka thënë
se ka defekte të brendshme e organizative, mirëpo tha se subjektet e tjera
ishin kundër VV-së.

Ai tha se subjektet e tjera nuk
ishin kundër kandidatëve në balotazh, por kundër qeverisë, raporton EO.

“Mbrëmë i kam takuar 12 kandidatët
që ishin në balotazh dhe mbajta shënime për sugjerimet, vërejtjet, dhe shtabi
ynë zgjedhor është duke përgatitur një raport që do ta diskutojmë në mbledhje të
kryesisë”.

“Ajo çka është e qartë është se në
VV, i cili është rritur tej maska defekte strukturore dhe organizative, dhe
zgjedhjet e fundit të brendshëm i kemi mbajtur në janar të 2019, pra ka defekt
të brendshëm, të gjitha llojet e numrat e këtyre defekteve nuk mund t’ua them
sot”.

“…ndërkaq në anën tjetër ka
ekzistuar një bashkëpunim i të gjithëve kundër VV-së e këtë nuk e kanë pasur për
kandidatët në balotazh, por e kanë pasur për shkak të qeverisjes
qendrore”.

Kurti e ka mohuar se është
bashkuar me partitë e tjera në Kamenicë, kundër Qëndron Kastratit.

Këto komente ai i bëri gjatë konferencës
për medie ku prezantoi ministrin e ri të Shëndetësisë, Rifat Latifin.

You may also like