Kurti flet mbi rrezikun e mercenarëve rusë: Kosova s’është në NATO, por NATO është në Kosovë

by admin
Spread the love

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se edhe Kosova po e vuan agresionin rus ndaj Ukrainës.

Ai ka shprehur shqetësim, për faktin se që nga koha e luftës që nisi në Ukrainë, edhe Serbia është bërë më agresive, duke përmendur edhe 48 baza ushtarake serbe të vendosura rreth Kosovës, transmeton klankosova.tv.

”Në të njëjtën kohë, Serbia u bë më agresive ndaj Kosovës që nga pushtimi rus”.

”48 baza të operacionit përpara janë rreth Kosovës. 28 ushtarakë dhe 28 xhandarmëri ku shihen mercenarë të Wagnerit, dhe paraushtarakë të Ujqërve të Natës”.

Ai u pyet po ashtu nga France24 nëse ka frikë nga sulmet e atyre tipave mercenar ndaj Kosovës?

”Epo, është e mundshme. Jemi vigjilentë, nuk kemi frikë. Nuk mund ta përjashtojmë këtë, por edhe pse Kosova nuk është në NATO, NATO është në Kosovë dhe unë kam rritur shumë investimet në sektorin tonë të mbrojtjes dhe sigurisë”.

Kurti gjithashtu ka rikujtuar dëmet në ekonomi si pasojë e kësaj lufte, duke specifikuar çmimet e energjisë elektrike dhe inflacionin në tërësi, transmeton klankosova.

”Edhe ne po vuajmë nga ky agresion. Sepse numër një, inflacioni që po ndodh, dhe çmimet e energjisë që kur janë në krye, janë pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj lufte”.

You may also like