Kurti erdhi në pushtet kundër Zajednicës – Shqip

by admin
Spread the love

“Kryeministri një mashtrues optik, sot në pushtet po e pranon”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vihet në shenjëstër të analistëve, për qëndrimet e ndryshme që ka për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Artan Behrami shprehet se dikur Kurti ishte një kundërshtar i ashpër i Zajednicës e sot në pushtet po e pranon.

Artan Behrami: Ai është inkosistent me kauzën më të cilën ka ardhë në pushtet e që ka qenë ‘Zajednica’.“i sot është duke pranuar dhe unë mendoj që është ndër skandalet më të mëdha në historinë e Kosovës, ndër mashtrimet më të mëdha sepse zotëri Kurti, çdo ditë po dëshmohet si një mashtrues optik ku me kauzat e rrejshme më të cilat ka ardhë në pushtet sot po i përmbysë dhe po i pranon një nga një.

Kritika për pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka edhe njohësi i sigurisë, Bedri Elezi.

Bedri Elezi: Kemi parë që Lëvizja Vetëvendosje kishte ardhur në pushtet më sloganin kundër ‘Zajednicës’. Sipas tyre të tjerët ishin duke shitur pjesë të Kosovës dhe Albin Kurti, kishte deklaruar se ai nuk shet tokë të Kosovës e as nuk falë por që në fakte tani më shihet qartë që zotëri Kurti, është i detyruar që të zbatojë marrëveshjet, të cilat ishin bërë në vitin 2013 dhe më pas ishin përmirësuar në vitin 2015 për këtë marrëveshje besoj që edhe Kurti e ka ditur që kur ka deklaruar që nuk do të zbatojë ‘Zajednicën’, e ka ditur që do të ndodhte kjo.

Ndërkohë, ekspertët e sigurisë shprehen se nuk janë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat me shumicë serbe për shkak të mos normalizimit të marrdhënieve me Serbinë.

Tv Klan

You may also like