Kurti e Sveçla sot lavdëruan punën e policëve, por dikur i sulmonin ata (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me rastin e 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, lavdëruan punën e kësaj të fundit.

Kurti sot u shpreh se angazhimi i policisë nuk ka pushuar asnjëherë, derisa Sveçla tha se zyrtari policor është çdo ditë e çdo orë në shërbim të komunitetit për të ofruar siguri, rend dhe ligj, përcjell Klankosova.tv.

Por, qasja e tyre ndaj policëve nuk ishte gjithmonë e tillë, transmeton Klankosova.tv.

Kur Vetëvendosja ishte në opozitë, në protestat e organizuara shpesh eskalonte situata, madje edhe kishte sulme ndaj policëve, siç është gjuajtja me gurë e objekte të ndryshme.

Kryeministri Kurti dhe Ministri Sveçla ishin ndër personat që bënin pjesë në sulmin ndaj policëve.

Më poshtë mund të shihni pamjet e Klan Kosovës nga momenti kur Sveçla gjuan me gurë drejt policisë:

Ndërkaq, më poshtë mund të shihni pamje të tjera të aksioneve të eskaluara të VV-së, të udhëhequra nga Albin Kurti:

 

You may also like