Kurti e Shefi i BE-së kërkojnë të dihet nga financohen partitë, ka dyshime për korrupsion

by admin
Spread the love

Projektligji për Financimin e
Partive Politike në Kosovë ishte temë diskutimi ndërmjet subjekteve politike
dhe shoqërisë civile, raporton Ekonomia Online.

I pranishëm ishte edhe kryeministri
i vendit, Albin Kurti.  Shefi i
ekzekutivit, tha se ky projektligj është rëndësisë së veçantë, teksa kërkoi konsensus
partiak.

Ai tha se i njëjti duhet të
pranohet edhe nga partitë tjera, duke shtuar se paratë e partive politike të
cilave nuk ju dihet as burimi as shuma, janë elemente të korrupsionit.

“Për ne, Ligji për financimin
e partive politike duhet të përcaktoje qartë burimet e financimit, shumat e lejueshme
dhe të ofrojë transparencë maksimale. Zgjedhjet, baza a e demokracisë varet nga
një elektoral i mirë informuar, i cili zgjedhjen e bën mbi bazën e fakteve. Të njëjtat
nuk mund të bëhen nga korporatat, grupet lobuese apo interesat speciale, përderisa
populli e paguan faturën”.

“Po flas për fushatën kur partitë
politike hedhin miliona në reklama dhe askush nuk e din se kush e si po
financohet. Duhet ta kuptojmë se paratë në fushata dhe parti politike, ndërmjet
fushatave, të cilave nuk u dihet burimi e as shuma, paraqesin elemente të
korrupsionit dhe ndikojnë në elektoral, dhe kësisoj edhe në demokraci. Kur një
korporatë jep miliona për një parti, nuk jep se ka simpati për të, por sepse dëshiron
që nesër ai politikan të jetë në pushtet të fitojë shumëfishin e këtij i këtij
investimi përmes tenderëve”.

“Pra korporatat për një parti
politike janë investim që pret edhe kthim edhe fitim. Ne shpresojmë që në këto
parime të kemi konsensus partiak sepse është në të mirë të përgjithshme, dhe
nuk mund të lejojmë që rezultatet e zgjedhjeve e më pastaj edhe qeverisja të përcaktohen
nga korporatat”, tha Kurti, teksa shtoi se ky diskutim të arrijë një
pajtueshmëri ndërmjet partive politike.

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas
Zynoug, tha se ky projektligj është i rëndësisë së veçantë për funksionim të demokracisë.

“Ky projektligj është i nevojshëm
për të siguruar kredibilitet. Ky proces legjislativ ka qenë i gjatë vitin e
kaluar dhe draft ligji ka shkuar për aprovim. Grupet parlamentare e kanë ndërprerë
këtë bashkëpunim dhe tashmë Kosova e ka një rast të mirë për ta finalizuar këtë
pjesë të rëndësishme ligjore”.

“Financimi i partive politike është i një rëndësie të veçantë të funksionimit të mirëfilltë të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Financimi i partive politike është një reformë gjithëpërfshirëse për të rritur transparencën dhe llogaridhënien dhe efektivitetin, në mënyrë që subjekte politike të jenë më të qarta”, tha ai.

You may also like