Kurti e Konjufca nderojnë ish-sekretaren Albright: Mirënjohës për çlirimin dhe lirinë e popullit tonë

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te busti i ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, raporton Ekonomia Online.

Kryetari
i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë
kontributin e ish-sekretares Albright. Tha se së bashku me ish-presidentin Clinton ishin
forca kryesore shtytëse në planin ndërkombëtarë për ta ndalë gjenocidin e
shtetit serb mbi popullin e Kosovës.

“Bashkë
me kryeministrin Kurti po bëjmë homazhe te busti i sekretares së shtetit
amerikan Madeline Albright e cila ndërroi jetë dje. Populli i Kosovës nuk do ta
harrojë kurrë dhe gjithmonë do të jetë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm
që e ka dhënë zonja Albright për çlirimin dhe lirinë e popullit tonë. Ajo së
bashku me presidentin Clinton ishin forca kryesore shtytëse në planin
ndërkombëtarë për ta ndalë gjenocidin e shtetit serb mbi popullin e Kosovës. Në
ditën e djeshme, presidenti Clinton në një adresim që ia bëri popullit
amerikan, më së miri e përshkroi zonjën Albright, duke thënë se për popullin
amerikan ajo ishte një thesar kombëtar”, tha Konjufca.

E shefi i Qeverisë, Albin Kurt, tha se Politika, diplomacia dhe historia vështirë se kombinohen në një mënyre më të përsosur sesa te personaliteti i zonjës Albright.

Kurti tha se ish-sekretarja Albright ishte aq profesionale në secilën prej asaj çfarë bënte e thoshte.

“Ajo në politikë ishte historiane, në histori ishte diplomate, ndërsa në diplomaci ishte politikane. Kur kemi parasysh përvojën e saj jetësore, si emigrante hebreje në SHBA e cila fëmijërinë e ka kaluar gjatë luftës së dytë botërore dhe është shkolluar në vendin tempull të demokracisë dhe është bërë sekretarja e parë e shtetit grua, kemi të bëjmë me një figurë që nuk i takon vetëm shekullit 20 por edhe 21”, tha Kurti ndër të tjera.

You may also like