“Kurrë nuk do të bëhem president i FSHF-së, s’jam i aftë”/ Ja çfarë thoshte Shakohoxha 4 vite më parë

by admin
Spread the love

Komentatori sportiv, Dritan Shakohoxha, që është kandidat për kreun e FSHF-së 4 vite më parë ka qenë një nga mbështetësit më të zjarrtë të Armando Dukës, në garën kundër të ndjerit Bashkim Fino.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, Shakohoxha shprehej se nuk do të bëhet kurrë president i FSHF-së dhe se Armand Duka do të ishte mik i tij gjithë jetën.

“Unë nuk jam i përfshirë kaq shumë, sa të kem kaq shumë informacione. Unë jam në punë, punoj drejtor i “Supersportit”.

Nuk dua të punoj në asnjë vend, kam gjithë këto vite që punoj në futboll. Kurrë nuk do të bëhem president i FSHF-së.

S’jam i aftë, nuk jam jurist, jam gazetar. 30-vjet, nuk kam punuar kurrë në FSHF dhe as nuk do të punoj. Armandon e kam mik

dhe do ta mbaj gjithë jetën, nuk e kam njohur, 3 javë para fushatës. Çështja është se këtu ka hyrë shumë thellë politika”, deklaronte Shakohoxha 4 vite më parë.

You may also like