kur përplasen 200 makina – Shqip

by admin
Spread the love

Një aksident masiv me 200 makina ndodhi të mërkurën në mëngjes në një urë në Kinë, pranë Zhengzhou-t.

Sipas kanalit shtetëror ÇTV të Kinës, përpkasja masive në të cilin vdiq të paktën një person u shkaktua nga dukshmëria e ulët për shkak të mjegullës.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë kamionë dhe makina të kthyera në një masë hekuri pa formë.

Siç raporton Reuters, shumë prej të plagosurve janë bllokuar në automjetet e tyre.

Meteorologët kinezë shpjeguan se dukshmëria mëngjesin e së mërkurës në këtë zonë ka qenë nën 500 metra, ndërsa në disa raste ka rënë edhe në nivelet 200 metra. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

You may also like