Kur luhet sfida Erzeni-Kukësi? FSHF i jep fund dilemave

by admin
Spread the love

Dilema se kur do të luhet përballja midis Erzenit dhe Kukësit tashmë ka marrë fund. Ashtu siç njoftoi Oversport, sfida do të zhvillohet ditën e hënën në orën 15:00.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë FSHF në një komunikim me mediat. FSHF njoftoi se është arritur dakordësia midis dy klubeve dhe Deparatameni i Garave ka vendosur që kjo ndeshje të spostohet për ditën e hënë.

NJOFTIMI I FSHF

“Përshëndetje,

Departamenti Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit dëshiron t’ju informojë se ndeshja Erzeni-Kukësi, e planifikuar për tu zhvilluar ditën e shtunë, është spostuar ditën e hënë në orën 15:00, pas dakortësisë së arritur ndërmjet dy klubeve.

Pas këtij vendimi është kryer njoftimi i zyrtarëve të ndeshjes dhe kompanisë Oversport që është edhe transmetuesja zyrtare e Abissnet Superiore.” /oversport.tv

You may also like