kur Kim Jong Un s’i beson as…Putinit – Shqip

by admin
Spread the love

Sigurimi i Kim Jong Un inspektoi tërësisht karrigen e tij dhe e pastroi atë me dezinfektues përpara se të mund të ulej për samitin me Vladimir Putin.

Një video e publikuar së fundi tregon një roje sigurie të Koresë së Veriut i veshur me doreza të bardha duke pastruar me kujdes karrigen e zezë të Kim dhe duke e spërkatur atë me një substancë të panjohur.

Roja spërkati dhe fshiu sediljen, skajet, shpinën dhe madje edhe zonën përreth karriges, ndërsa një anëtar i sigurimit të presidentit rus Vladimir Putin e shikonte me habi. Një tjetër roje koreano-veriore më pas i dha një lloj urdhri rojes që kryente dezinfektimin. Çfarë saktësisht i tha ai është e paqartë.

Sipas Independent, ekipi i sigurisë prej 100 anëtarësh i Kim Jong Un nuk ishte i kënaqur me karrigen e parë që iu ofrua dhe kërkuan një tjetër.

“Më pas një roje sigurie koreano-veriore fshiu karrigen e Kim Jong Un për disa minuta pa u ndalur, duke veshur doreza të bardha: duke gjykuar nga era, ai e kishte dezinfektuar atë”, tha Kommersant, një nga gazetat kryesore ruse.

Të tjerë spekuluan se ekipi i sigurisë kreu gjithashtu një inspektim të plotë për të siguruar që karrigia mund të mbante peshën e liderit të Koresë së Veriut dhe se një roje përdori një detektor metali për të kontrolluar karrigen për kurthe dhe pajisje të rrezikshme.

Kujtojmë se Putin dhe Kim diskutuan çështje ushtarake, luftën në Ukrainë dhe ndihmën e mundshme ruse për programin satelitor të Koresë së Veriut. /tesheshi.com/

You may also like