“Kur iku Conte lojtarët u çliruan”, ish-futbollisti i Juventus: U kap edhe me Buffon, ishim të “shtrydhur”

by admin
Spread the love

Antonio Conte është nga ata trajnerë të cilët punon me “dorë të hekurt”. Disiplina është një nga rregullat kryesore për italianin teksa këtë metodë jo të gjithë lojtarët e preferojnë.

Së fundmi, në lidhje me ashpërsinë e Contes sa herë vishte tutat, foli ish-lojtari i Juventus, Sebastian Giovinco.

36-vjeçari shprehet se në momentin që Conte u largua nga bardhezinjtë, lojtarët u liruan dhe nisën të merrnin frymë lirisht. Ish-sulmuesi zbulon edhe se si Conte nuk kursente edhe lider si Gianluigi Buffon, teksa në situata të caktuara ishte edhe kundër kapitenit të torinezëve në atë kohë.

“Conte ishte si një çekiç, i hekurt. Njëherë pa që Buffon po festonte në dhomat e zhveshjes dhe nisi t’i ulëriste sepse kërkonte që skuadra të mos shpërqëndrohej për të arritur objetivin e 100 pikëve. Pasi Conte iku nga Juventus, lojtarët ndiheshin të çliruar dhe mund të merrnin frymë lirisht. Ishim si të rilindur sepse për shumë vite ishim të shtrydhur”, u shpreh Giovinco.


Top Channel

You may also like