Kupa FA: Chelsea mposht Crystal Palace dhe sfidon Liverpool në finale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Chelsea kualifikohet për në finalen e madhe të Kupës FA, pasi ka mposhtur 2-0 Crystal Palace në gjysmëfinalen e luajtur në “Wembley”.

“Blutë” luajnë më mirë në pjesën e parë, por rastin më të rrezikshëm e ka Crystal Palace me Cheikhou Kouyate, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Edouard Mendy.

Kouyate i afrohet golit edhe në pjesën e dytë, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën. Chelsea rrit presionin dhe zhbllokon sfidën me Loftus-Cheek. Mount dyfishon rezultatin pak minuta më vonë, ndërsa Romelu Lukaku godet shtyllën në minutat e fundit të takimit.

Në këto kohë të vështira për klubin, Chelsea siguron një vend në finalen e madhe të Kupës së Mbretëreshës, ku do të diskutojë trofeun me Liverpool. / Oversport.tv

Foto: Chelsea FC Twitter

Angli-Kupa FA / Gjysmëfinale

Chelsea- Crystal Palace 2-0

Loftus-Cheek 65’, Mount 76’

You may also like