Kupa e Shqipërisë, Rubin Hebaj shënon sërish për Teutën, shënojnë edhe dy ish “kuqezi”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rubin Hebaj ka rezultuar deçiziv në fitoren minimale 1:0 të Teutës në transfertën ndaj Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.

Ish sulmuesi i Shkëndijës, i cili nuk pëlqehej nga ana e trajnerit Bruno Akrapoviç, në këtë mënyrë realizoi golin e tij të dytë në 3 ndeshje të zhvilluara me kampionët në fuqi të Shqipërisë, pas atij goli të realizuar në kampionat 5 ditë më parë.

GOLI I RUBIN HEBAJT NDAJ SKËNDERBEUT

Hebaj golin e fitores përballë skuadrës korçare, e realizoi në minutën e 61-të, gol ky që vlen shumë për takimin e kthimit, që në program është me datë 9 shkurt në Durrës.

GOLI I AGIM IBRAIMIT NDAJ PARTIZANIT 

Gola në ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, realizuan edhe dy ish futbollistë të Shkëndijës. Agim Ibriami sot realizoi golin e vetëm për Dinamon e Tiranës që barazoi 1:1 me Partizanin, ndërkohë dje një gjë të tillë kishte bërë Demir Imeri me Egnatian, skuadër kjo që në fund kishte barazuar 1:1 në shtëpi përballë Laçit.

GOLI I DEMIR IMERIT NDAJ LAÇIT 

Rezultate këto që udhëtuesin do e japin vetëm pas ndeshjeve të dyta, që në program janë me datë 9 shkurt. (infOSport.mk)

You may also like