Kupa e Shqipërisë gati për startin

by admin
Spread the love

Pas mbylljes së fazës së parë të kampionatit të vajzave në muajin dhjetor, FSHF njofton se të dielën më 14 janar do të nisin sfidat e Kupës së Shqipërisë.

Ashtu sikurse edhe vitin e kaluar, sipas skemës së re, në këtë kompeticion do të marrin pjesë 8 ekipe, ndërsa dy skuadrat e renditura në vendin e parafundit dhe të fundit, respektivisht Skënderbeu e Teuta nuk do të marrin pjesë.

Kjo skemë është përllogaritur në bazë të renditjes së skuadrave pas përfundimit të fazës së parë, teksa ky edicion i 15-të i Kupës do të ngrejë siparin më 14 janar. Ndërkaq, tetë skuadrat që do të marrin pjesë në këtë kompeticion janë: Vllaznia, Tirana, Apolonia, Partizani, Gramshi, Laçi, Lushnja dhe Kinostudio.

Sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF, tetë ekipet do të ndeshen me njëratjetrën sipas kësaj formule: 8- 1; 7-2; 6-3; 5-4;, ku numrat përkojnë me renditjen aktuale të ekipeve të vajzave pas fazës së parë.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me takimet e para që do të luhen më 14 janar dhe përballjet e dyta më 21 janar.

Ndërkaq, më pas ndeshjet e turit gjysmëfinal do të luhen në datat 28 janar dhe 4 shkurt, ndërsa Departamenti i Garave në FSHF do të përcaktojë në ditët në vijim edhe datën se kur do të luhet finalja e madhe. Kujtojmë që Vllaznia është shpallur 10 herë me radhë fituese e këtij kompeticioni kaq të rëndësishëm në futbollin e vajzave.

You may also like