Kupa e Shqipërisë/ Fitojnë Kukësi e Laçi, Teuta ndalet nga Luzi, rezultatet e 9 sfidave të sotme

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme të Kupës së Shqipërisë, një tjetër ekskluzivitet i Oversport dhe Tibo. Ditën e sotme janë luajtur 9 sfida ku ka rënë në sy fitorja që Flamurtari arriti përballë Vllaznisë, një ndeshje që kishit mundësi ta ndiqnit live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Fitore ka arritur edhe Egnatia me përmbysje ndaj Turbinës me rezultatin 2-1. Shijakasit ndëshkohen për herë të parë në këtë sezon, ndërsa në “Abissnet Superiore” ende nuk e kanë pësuar golin e parë.

Fitore ka arritur edhe Kastrioti përballë Vorës me rezultatin minimal 1-0. Laçi rikthehet te fitorja dhe e bën këtë në transfertë ndaj Devollit me rezultatin 2-0. Fiton edhe Kukësi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Labërisë. Dobi arrin edhe fitoren e parë me klubin verilindor.

Teuta e Bledi Shkëmbit është ndalur në një barazim pa gola ndaj Luzit. Fitore e thellë e Skënderbeut me rezultatin 5-1 ndaj Maliqit. Fitore ka arritur gjithashtu edhe Bylisi përballë Pogradecit me rezultatin 3-0. Ndeshjet e kthimit luhen më 12 tetor. /oversport.tv

You may also like