Kupa e Italisë, caktohet kur do të luhen dy sfidat gjysmëfinale   

by admin
Spread the love

Tashmë janë bërë zyrtare edhe oraret se kur do të luhen dy sfidat e mbetura gjysmëfinale në kupën e Italisë. Interi me Milanin dhe Juventusi me Fiorentinën do të përplasin brirët për një vend në finalen e madhe.

Kështu më 19 prill, në “Giuseppe Meazza” Interi do të presë Milanin. “Derby della Madonnina” do të startojë në orën 21:00.

Ndeshja tjetër që do të zhvillohet në “Allianz” do të luhet më datën 20 prill. Edhe kjo sfidë do të startojë në orën 21:00.

Për sa i përket takimeve të para, Interi dhe Milani kanë barazuar 0-0, ndërsa Juventusi arriti të fitonte me rezultatin minimal 1-0 falë një autogoli në minutat e fundit të takimit. /oversport.tv

You may also like