Kupa e Afrikës, Maroku fiton me përmbysje dhe vazhdon më tej

by admin
Spread the love

Maroku vazhdon rrugëtimin në Kupën e Afrikës pasi mposhti me rezultatin 2-1 Malavin. Golat e En Nesyri dhe Hakimi mjaftuan për marokenët që të përmbysnin rezultatin duke kaluar në çerekfinale.

Ishte kombëtarja e Malavit që surprizoi në fillimin e takimit pasi kaloi në avantazh në minutën e shtatë. Ishte Mhango ai që shtangu kundërshtarët duke e çuar rezultatin në 1-0.

Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, sulmuesi i Sevillas, En Nesyri baraspeshoi gjithçka. Ai shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë duke i çuar të dy ekipet në dhomat e zhveshjes me një barazim.

Në pjesën e dytë, Maroku provoi gjithçka për përmbysjen dhe e gjeti atë me yllin e ekipit Achraf Hakimi. Ai përmbysi gjithçka në minutën e 70 duke vulosur edhe rezultatin final të takimit në 2-1.

Kështu, Maroku do të shkojë në gjysmëfinale ku pret të zbulojë kundërshtarin e radhës. Kundërshtari sakaq pritet të dalë nga fituesi i ndeshjes, Bregu i Fildishtë-Egjypt. /oversport.tv

KUPA E AFRIKËS (1/8 e finaleve)
Marok-Malavi 2-1
Shënues:
En Nesyri 45+2’, Hakimi 70’ / Mhango 7’

You may also like