Kundër Freiburgut me 12 lojtarë, Bayerni rrezikon humbjen në tavolinë  

by admin
Spread the love

Është e çuditshme, por që mund të ndodhi edhe në futbollin profesionist. Për me tepër në Bundesliga kur po luante Bayern Munich. Këta të fundit në sfidën kundër Freiburgut të fituar 4-1 kanë luajtur me 12 lojtarë për 30 sekonda.

Gjithçka ndodhi në minutën e 86-të kur Kinsgley Coman u zëvendësua nga trajneri për të hedhur në fushën e lojës Marcel Sabitzer. Megjithatë, sulmuesi francez nuk ishte larguar ende nga fusha e lojës dhe për më tepër preku edhe topin gjatë momentit që Bayern po luante me 12 lojtarë.

Për rrjedhojë gjyqtari ndali ndeshjen dhe u konsultua me sistemin VAR për të parë më tepër mbi këtë parregullsi. Sakaq, Bayerni me këtë gabim rrezikon të humbasë ndeshjen në tavolinë.

Mediat e huaja kanë publikuar edhe nenin 17 të rregullores së Bundesligës, i cili thotë se nëse një lojtar luan një ndeshje ose një pjesë të saj pa qenë i kualifikuar për të hyrë në fushë, skuadra që ka përdorur atletin e humbet ndeshjen në tavolinë. /oversport.tv

Foto: FC Bayern München, Twitter

You may also like