Kumbulla: Emocion unik të luaj në Tiranë, Roma do të ndihet si në shtëpi

by admin
Spread the love

Marash Kumbulla është shumë i lumtur që do të luajë me Romën e tij në finalen e Conference League në Tiranë në “Air Albania”. Mbrojtësi kuqezi shtë i bindur se Roma do të ndihet njësoj sikur luan në shtëpi në kryeqytetin shqiptar.

“Në këtë stadium do të luajmë një pjesë të historisë @officialasroma . Është një emocion unik të përfaqësoj ngjyrat verdhekuqe në një finale europiane në Shqipërinë time, dhe njëkohësisht të pres në Tiranë një pjesë të Italisë, vendin ku kam lindur dhe jam rritur.

Jam i sigurt se Tirana do të na bëjë të ndihemi njësoj sikur po luajmë në “Olimpico”. Daje Roma 🇦🇱😍”, shkruan mbrojtësi i Romës në faqen e tij zyrtare në Instagram. / Oversport.tv

You may also like