Kumbulla: Duhet të analizojmë gabimet dhe të punojmë me mentalitetin

by admin
Spread the love

“Kemi gabuar në qasjen që kemi bërë ndaj ndeshjes. Ka shumë keqardhje sepse më pas kemi luajtur mirë. Duhet të analizojmë gabimet dhe të përpiqemi të përmirësohemi”.

Këto kanë qenë fjalët e para të mbrojtësi shqiptar të Romës, Marash Kumbulla. Ai u ndal te ndeshja në Kupë kundër Interit ku u aktivizua për 45 minuta. Gjithashtu ai tregoi edhe se çfarë duhet të bëjë Roma për të pasur rezultate më të mira.

“Duhet të përpiqemi të jemi konstant gjatë ndeshjes – nënvizoi ai për kanalet zyrtare të klubit kryeqytetas – sepse kemi alternuar shumë momente të mira dhe negative së bashku.

Duhet të punojmë me mentalitetin tonë dhe të jemi konsistent gjatë gjithë lojës. Sassuolo? Do të analizojmë gabimet dhe do të mendojmë menjëherë për ndeshjen e së dielës. Do të jetë një ndeshje e vështirë që duam ta fitojmë”, përfundoi Kumbulla. /oversport.tv

You may also like