Kumbarët Macron dhe Scholz shkaktojnë “përplasje” mes Ramës dhe Vuçiq, kryeministri i kërkon të vërë mikrofonin dhe… – Shqip

by admin
Spread the love

“Ky është një kontribut i shkruar, i cili i është dorëzuar dy kumbarëve të planit franko-gjerman, Presidentit të Francës dhe Kancelarit të Gjermanisë dhe Presidentit të Këshillit Europian për dijeni. Dhe kaq! Ju takon palëve ta kërkojnë, ta lexojnë apo mos e lexojnë, ta konsiderojnë apo mos e konsiderojnë. Unë besoj se është një kontribut pozitiv”, u shpreh kryeministri shqiptar Edi Rama këtë të premte në Beograd.

Por cilësimi që Rama u bëri Macron dhe Scholz si ‘kumbarë’ hasi kundërshtinë e Vuccicc.

Ky i fundit tha se ata nuk janë kumbarë të draft-statutit. Sipas Vuçiç, kjo është kompetencë e ekipit të menaxhimit serb sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2015. Askush tjetër nuk ka sipas tij, të drejtën që të paraqesë statut apo të marrë pjesë në hartimin e saj.

“Në fakt ata të cilëve iu është paraqitur statuti nuk janë kumbarë, nuk janë ata, por ekipi i menaxhimit të Serbisë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe gjithçka që është arritur në Gusht të 2015. Nuk ka askënd tjetër në përputhje me rregullat e ligjshme që është e detyruar të paraqesë një statut apo të marrë pjesë në hartimin e këtij statuti përveç ekipit drejtues serb. Kaq është gjithçka dhe ne do ta vazhdojmë më tej diskutimin tonë, faleminderit shumë”, tha Vuçiç.

Por ky koment i Vuçiç shkaktoi reagimin e menjëhershëm të kryeministrit Rama. Që kreu i shtetit serb të mos humbiste asgjë nga çfarë do të fliste, i bëri me shenjë të vinte kufjen. Dhe aty u shpreh se Scholz e Macron janë kumbarë të planit franko-gjerman dhe jo të draft-statutit të propozuar prej tij.

“Ata janë kumbarë të planit franko-gjerman, jo të statutit. Janë kumbarë të planit, pra Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë janë kumbarët e planit franko-gjerman se planin franko-gjerman e ka bërë Franca dhe Gjermania se s’besoj ta ketë bërë Serbia dhe atë. Ndërkohë që për sa i përket propozimit të draft-statutit, e përsëris, është një kontribut i pakërkuar për të ndikuar pozitivisht në këtë proces, nuk ka asnjë qëllim tjetër dhe nuk ka asnjë pretendim që palët ta pranojnë. Por unë besoj që nëse palët do të interesohen për ta lexuar do të gjejnë shumë arsye për ta pranuar qoftë edhe pjesërisht”, u shpreh Rama.

Sërish pas kësaj deklarate reagoi Vuçiç. Ai tha se në Serbi nuk quhen kumbarë njerëz që imponohen me disa vendime.

“Edi në Serbi i zgjedh vetë kumbarët dhe i fton të vijnë në pagëzim a në dasmë. Këtu nuk quhen kumbarë njerëz që i imponohen me disa vendime”, u shpreh Vuçiç.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë, kryeministri Edi Rama doli me një draft-propozim për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ai theksoi se propozimi i tij është hartuar me ekspertë të nivelit të lartë amerikanë dhe europianë dhe këtë ia ka përcjellë Presidentit francez Macron dhe Kancelarit gjerman Scholz./tvklan.al

You may also like