Kulusevski: Bëra mirë që ika nga Juventusi, ja ndryshimi mes Allegrit dhe Contes

by admin
Spread the love

Për Dejan Kulusevski ka ndryshuar bota pas transferimit nga Juventusi te Tottenham. Është vetë suedezi ai që pranon këtë fakt dhe tregon edhe ndryshimin mes Allegrit dhe Contes.

“Nuk dua të them që njëri është më i mirë se tjetri, sepse kam shumë respekt si për Allegrin edhe për Conten dhe të dy kanë fituar shumë në karrierë. Por mënyra e punës dhe idetë e futbollit i kanë krejtësisht të kundërta. Nuk kam njohur kurrë në jetë, edhe jashtë futbollit, një person të motivuar si Conte. Një tip i tillë kur të flet, të hyn në zemër”, ka thënë Kulusevski, që u transferua në Londër në janar, pas një viti e gjysmë të kaluar në Torino.

“Nuk kam ndryshuar asgjë te vetja në këto muaj. Por te Juventusi nuk funksiononte, ndonëse jepja maksimumin. Jam një tip që shoh para, më shumë se pas. Te Juventusi nuk ndihesha mirë për shumë arsye dhe kur e kupton që gjërat nuk shkojnë, është e vështirë të ndryshosh kurs në të njëjtin ambient. Prandaj zgjedhja për tu larguar nga Italia ishte më e mira që mund të bëja në atë situatë”, ka thënë lojtari në një intervistë për Gazzetta dello Sport. / Oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur Twitter

You may also like