Kulluri ka një këshillë për Bashën: Arsyet pse vendosa të kandidojë për kreun e PD-së

by admin
Spread the love

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri shpalli një ditë më parë kandidaturën e tij për kreun e PD-së, teksa theksoi se për të nuk ka qenë një vendim i lehtë.

Kulluri tregoi se pse vendosi të bëhet pjesë e së njëjtës garë ku do të jetë kandidat edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Kam luftuar katër vite për të kthyer partinë te gara, nuk kishte asnjë logjikë tjetër përveçse të hyja në këtë garë. Besoj se ishte momenti i duhur për t’iu dalë përballë demokratëve me qëndrueshmërinë që kam shfaqur këto katër vite për ciklin e dështimeve të Bashës dhe nevojën për të kaluar në një epokë të re politike. Ku do të shkojmë? Partia ka nevojë të futet në shina. Kjo që po bën Berisha është shumë e shëndetshme për partinë. Punëtorët nuk e shkarkojnë dot pronarin. Anëtarët e partisë marrin çdo vendim. Partia nuk është pronë private as e Bashës, as e Berishës, as e imja. Kuvendi duhet të rishikojë statutin, të vendosë norma të reja rregullatore. Partia sot i ngjan një partie komuniste kineze sesa një partie të djathtë perëndimore. Basha është një cironk e vogël në këtë oqean të madh të demokratëve,” tha Kulluri.

Teksa sqaron nëse opozita mund të rrezikojë përçarjen me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, Kulluri ka vetë dy këshilla për kreun aktual të demokratëve Lulzim Bashën.

“Unë lexoj që Basha e meriton një mundësi të ketë një fraksion brenda PD edhe pse moralisht nuk e meriton. Basha nuk e ka më kurajon për të rikandiduar. Është e qartë. Unë këshilloj Bashën që të ikë ose të vijë të humbë në Kuvend. E vetmja mënyrë dinjitoze që të largohet nga PD është të futet në garë dhe të humbë, se humbja është e padiskutueshme,” tregoi Kulluri.

You may also like