Kukësi merr zyrtarisht pushimet, verilindorët kthehen në fushë në ditët e para të janarit

by admin
Spread the love

Kukësi ka marrë pushimet, pasi skuadra verilindore ka mbyllur përgatitjet për këtë vit kalendarik. Skuadra do të rikthehet në fushë në ditët e para të janarit për tu përgatitur për sfidën e parë të vitit 2023 atë në transfertë kundër Bylisit.

“Ekipi ka zhvilluar paraditen e sotme seancën e fundit stërvitore për këtë vit kalendarik. Skuadra ka zbritur në fushë nën drejtimin e Rraman Hallaçit dhe Ylli Shametit, duke mbyllur përgatitjet.

Ekipi do të rikthehet në fushë në ditët e para të janarit, ku edhe do të rinisë përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit.

Ndeshja e parë për vitin 2023 do të jetë në transfertë kundër Bylisit, në mesin e muajit janar 2023”, shkruhet në postimin e klubit verilindor. / Oversport.tv

You may also like